“Shqipëria mund të negociojë me Rusinë e Kinën për vaksinën anti-CoVid-19” (VIDEO)

“Shqipëria mund të negociojë me Rusinë e Kinën për vaksinën anti-CoVid-19” (VIDEO)

Pezullimi i procesit të vaksinimit me Astrazeneca në disa vende të botës, për drejtorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendin tone, Gerald Rockenschaub, ka pasur pasoja, jo vetëm nga ana shëndetësore, por ka sjellë edhe mjaft pasiguri. Në një intervistë për MCN, Rockenschaub e cilëson të duhur vendimin e Shqipërisë për të mos e ndërprerë për asnjë moment këtë proces, edhe pse ka pasur jo pak hezitime për ta kryer vaksinën e kompanisë Astrazeneca.

Ajo që dua të theksoj është që qeveria shqiptare i qëndroi planit të vaksinimit.

Lidhur me negociatat e mundshme të qeverisë shqiptare me shtete si Kina apo Rusia për vaksinat e tyre, drejtori i OBSH për Shqipërinë nuk shprehet aspak kundër, megjithatë, thekson se kjo organizatë rekomandon vaksinat e regjistruara në Agjencinë Europiane të Barnave.

Përsa na takon, OBSH rekomandon vaksinat që janë të regjistruara nga OBSH: Pfizer, AstraZeneca, Johnson&Johnson. Sigurisht jemi në dijeni që Shqipëria dhe vende të tjera janë në negociata bilaterale me shtete dhe furnitorë të ndryshëm.

I pyetur lidhur me kritikat e qeverisë për mungesë solidariteti nga ana e Bashkimit Europian, Rockenschaub, e sheh mungesën e bashkëpunimit më shumë në rrafsh global, sesa nga vetë unioni.

Një mungesë solidariteti në nivel global. Një grup vendesh kanë arritur të sigurojnë sasi të mëdha vaksine.

Për përfaqësuesin e ri të OBSH në vendin tonë, situata e ditëve të fundit në Shqipëri është shpresëdhënëse, ndërsa flet për një mirëmenaxhim të situatës së pandemisë nga autoritetet shqiptare.

 

Më poshtë, intervista e plotë:

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy