
Mosfunksionimi i xhamive në të gjithë vendin dhe nxjerr disa jashtë kontrollit te KMSH-së, bën që të ketë ndikime të tjera fetare në vend.
Avokati Roland Islami, në një analizë të këtij fakti, për MCN live, vlerëson se nuk duhet lejuar ndikime qoftë nga lëvizjet gyleniste apo përkrahje për Erdogan, që çojnë në ‘turqizimin’ e Shqipërisë.
Sipas tij çështjet e brendshme të Turqisë nuk duhet ndikuar në komunitetin mysliman në Shqipërisë.
Nuk duhet ta marrim të mirëqenë fakti se disa njerëz në Shqipëri i përkasin Gylenit e disa Erdoganit. Jo, sepse feja islame në Shqipëri nuk është e turqve, është fe myslimane e shqiptarëve dhe është nga shqiptarët.
Pse duhet të ulemi këtu dhe të flasim për fakte që duhet të na çojnë pastaj në atë ‘turqizimin’ e Shqipërisë. Feja islame nuk është e turqve, nuk janë turqit që përfaqësojnë islamin, të gjithë kanë të drejtë të përfaqësojnë.
Ne fakti që na kanë ndarë shumë pak vite nga perandoria osmane nuk e bën Turqinë, identitet fetar islamik. Pra, identiteti fetar në Shqipëri i myslimaneve është identitet shqiptar. Ne kemi figura të mëdha shqiptare të cilat e kanë përfaqësuar denjësisht fenë islame, si shqiptar. Kemi të bëjmë me faktin se duhet të jemi të këtij vendi, sesa te Turqisë duket e lidhur fenë dhe xhamitë më Turqinë.
Fakti se i përmendi njerëzit duke i cilësuar edhe si gylenist, unë për Bujar Spahiun kam respekt si kryetar sepse ai përfaqëson myslimanet dhe as duhet ti kundërvihemi atyre duke i cilësuar si gylenista.
Sipas Islamit, ndarja brenda KMSH nuk duhet lejuar nga shteti.
Komuniteti mysliman është e organizuar me shoqate e njohur nga Kushtetuta dhe ligjet dhe pse duhet lejuar ne si shtet nuk duet ta tolerojë qe shoqata ndërkombëtare qe janë te cilësuar qofte si terroriste.
Te quash sot terrorist sot ne Shqipëri, duhet lista e OKB. Gyleni nuk është ne listën e OKB si terroriste, por nëse do te ishin, jemi te detyruar qe ti shpalli edhe ne listën e vendit.
Pse kjo çështje e brendshme e Turqisë duhet transmetuar edhe në Shqipëri, pse ne duet et lejojmë jo KMSGH, por fenë tone, qe te bëjmë marrëveshje me KMSH, pra unë e shikoj si marrje kompetencash me komunitetin mysliman. Pse ne duhet lejuar qe këto kompetenca ligjore ti marre ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare qe nuk e njohim se kush përfaqëson ne Shqipëri.



