Gjenden mbetjet e një alpinisti gjerman, i cili u zhduk 37 vjet më parë gjatë ecje përgjatë një akullnaje pranë Matterhorn në Zvicër. Gjithçka pasi shkrirja e akullnajave çoi në rishfaqjen e trupave dhe objekteve që mendohet se janë humbur prej kohësh. Alpinistët duke ecur përgjatë akullnajës Theodul në Zermatt më 12 korrik zbuluan mbetje njerëzore dhe disa pjesë të pajisjeve, tha policia në kantonin Valais në një deklaratë të enjten. “Analiza e ADN-së mundësoi identifikimin e një alpinisti që ishte zhdukur që nga viti 1986”, tha policia në një deklaratë. Në shtator 1986, një alpinist gjerman, i cili në atë kohë ishte 38 vjeç, ishte raportuar i zhdukur pasi nuk u kthye nga një shëtitje. Policia tha se kërkimet për alpinistin e zhdukur në atë kohë rezultuan të pasuksesshme. Eshtrat e alpinistit iu nënshtruan një analize mjeko-ligjore në spitalin Valais, duke lejuar ekspertët t’i lidhin ato me zhdukjen e vitit 1986. Policia nuk dha informacion shtesë për identitetin e alpinistit gjerman dhe as për rrethanat e vdekjes së tij. Autoritetet publikuan një fotografi të një çizmeje të vetme ecje me lidhëse të kuqe të ngjitura nga akulli, së bashku me disa pajisje ecjeje që i përkisnin personit të zhdukur. “Recesioni i akullnajave nxjerr gjithnjë e më shumë në dritë alpinistët që u raportuan të zhdukur disa dekada më parë”, përfundoi policia në deklaratë. Zbulimi i mbetjeve të alpinistit gjerman vjen pasi shkencëtarët zbuluan në fillim të kësaj jave se ky muaj është drejt rrugës për të qenë më i nxehti i planetit në rreth 120.000 vjet. Lindsey Nicholson nga Universiteti i Innsbruck, në Austri, tha për CNN të premten se zvogëlimi i akullnajave për shkak të ndryshimeve klimatike kanë çuar në zbulimin e trupave të alpinistëve që u zhdukën. “Ndërsa akullnajat tërhiqen, çdo material, duke përfshirë njerëzit që kanë rënë brenda ose mbi to dhe janë varrosur nga bora pasuese do të shfaqet. Të gjitha akullnajat po shkrihen shumë shpejt dhe po tërhiqen nëpër Alpet europiane”, tha Nicholson. Vitin e kaluar, akullnajat zvicerane shënuan shkallën e tyre më të keqe të shkrirjes që nga fillimi i regjistrimeve më shumë se një shekull më parë, duke humbur 6% të vëllimit të tyre të mbetur në vitin 2022, gati dyfishi i rekordit të mëparshëm të vitit 2003. Akullnajat luajnë një rol jetik në sigurimin e ujit të freskët për gati 2 miliardë njerëz dhe janë gjithashtu një kontribues kryesor në ngritjen e nivelit të detit.



