Gjykata e Tiranës ka dhënë urdhër mbrojtje për Elena Levantin, ish-bashkëshorten e Marjan Levantit, i cili disa ditë më parë e plagosi me thikë familjarët për shkak se kjo e fundit kishte bërë kërkesë për divorc në gjykatë.
Por dy ditë pas ngjarjes ku Marjan Levanti plagosi me thikë dy prindërit dhe të vëllain e saj, kësaj radhe në “lojë” ka hyrë vjehrra.
59-vjeçarja Afërdita Levanti ka tentuar t’i marrë në mënyrë të padrejtë fëmijën e madh të çiftit, djalin 8 vjeç. 41-vjeçarja pasi ka bërë kallëzim në komisariatin numër 6, ka marrë me vendim gjykate urdhrin e mbrojtjes.



