Putin-Netanyahu, bisedë telefonike pas dy muajsh

Putin-Netanyahu, bisedë telefonike pas dy muajsh

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin të dielën, sipas informacioneve të dhëna nga zyra e kryeministrit izraelit.

Liderët e Izraelit dhe Rusisë folën për herë të parë pas rreth dy muajsh dhe biseda zgjati rreth 50 minuta.

Kryeministri Netanyahu kritikoi ashpër bashkëpunimin e rrezikshëm midis Rusisë dhe Iranit.

Kryeministri izraelit theksoi se çdo vend që do të pësonte një sulm terrorist si ai që pësoi Izraeli më 7 tetor, do të vepronte me forcë jo më pak se ajo e Izraelit.

Nga ana e tij Presidenti rus nënvizoi qëndrimin e Moskës për krijimin e një shteti të pavarur palestinez që bashkëjeton në paqe me Izraelin, i konsideruar si e vetmja zgjidhje e mundshme e drejtë e problemit.

Biseda e fundit mes të dyve u zhvillua më 16 tetor dhe ndërkohë që kishte nisur operacioni izraelit kundër Hamasit, pas ngjarjeve tragjike të 7 tetorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy