Një aplikacion i ri për fotot po korr sukses ditët e fundit, pasi mijëra imazhe të shkrepura dhe përpunuara me anë të tij po përhapen në rrjetet sociale. Aplikacioni kinez “Meitu” në fakt ekziston që nga viti 2008, por është kthyer në sukses brenda ditës në dyqanet virtuale të “Apple”-it të premten e kaluar.
“Meitu” ka filtra të ngjashme me të “Instagramit” dhe opsione për tekst apo kolazhe fotosh.
Por ajo që e dallon nga aplikacionet e tjera është fakti se mund t’i t’i bëjë fytyrat të ngjashme me ato të filmave vizatimorë.
Kompania që qëndron pas këtij aplikacioni ka lançuar në dhjetor është vlerësuar në dhjetor rreth 4.6 miliardë dollaë, një shumë që mund të rritet pas suksesit që aplikacioni po korr në Perëndim.



