Foto  /Tiranë /​LGBT: paradë me biçikleta

Foto /Tiranë /​LGBT: paradë me biçikleta

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, komuniteti i Lesbikeve, Gay, Biseksualëve dhe Transeksualëve sot do të mbajnë parada me biçikleta, pavarësisht se në të njëjtën ditë do të orgnizohet protesta e PD në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Aktivistët LGBTI kanë marrë garancinë direkte nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nga ana e mbështetësve të opozitës nuk do të ketë asnjë incident apo kërcënim për mbarëvajtjen e sigurt të këtij aktiviteti.

Parada do të mbahet nga ora 10:00, duke filluar  nga Pallati i Kongreseve, pjesëmarrësit do të pedalojnë në bulevard dhe do të kthehen majtas në rrugën Ismail Qemali, do të futen në zonën e ish-bllokut, Rruga Ibrahim Rugova dhe ashtu siç ishte parashikuar do të vazhdojnë përgjatë lumit të Lanës, do të kthehen tek ura në shkollën “Vasil Shanto” dhe do të vazhdojnë përsëri përgjatë Lanës.

Në këtë paradë do të marrin pjesë aktivistë LGBTI nga i gjithë rajoni, mbështetës, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI nga Shqipëria, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.

Policia ka marrë masa për sigurimin e paradës së komunitetit LGBT, duke shmangur kalimin para çadrës para kryeministrisë.  

Në një takim që pati të enjten me shefat e rinj të komisariateve të kryeqytetit, drejtori i ri i policisë së Tiranës, Ardi Veliu u ka kërkuar atyre t’i lihet porosi e veçantë të gjithë punonjësve të policisë që të tregohen të kujdesshëm dhe mos bien pre e situatave apo provokimeve të mundshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy