Në studion e MCN TV, Artur Meçollari, ish-zv.komandat i Forcës Detare, e sheh si shumë pozitive përzgjedhjen e Eric Wend në detyrën e ambasadorit amerikan në Tiranë. Meçollari tha se Wend do të jetë ndryshe nga ambasadorët e tjerë.
Ardhja e një ambasadori ushtarak është gjë pozitive. Këtu bëhet fjalë për një gjeneral me 34 vjet karrierë. Është një njeri që ka eksperiencë përtej një ambasadori të zakonshëm. Për nga natyra si operon do të jetë një ambasador ndryshe nga ata që kemi parë deri tani. Do të jetë i drejtpërdrejtë, i vendosur në objektivat e tij. Prandaj them që do të jetë ndryshe. Duhet pritur gjithsesi. Ne pamë një deklaratë rutinë dhe duhet të presim të vijë dhe të shohim si do të operojë.
Më bëri përshtypje mënyra si u fokusua te porto Romano. Por edhe mungesa e informacionit që kishte për investimet e familjes Trump në Shqipëri.
Parashikoj që do të jetë mbështetës më i fortë ndaj SPAK. Dëgjesa e tij e tregoi qartë këtë.



