
Ministria e Arsimit ka vendosur pezullimin e procesit mësimor në disa shkolla të Shkodrës, për shkak të situatës së vështirë që ka krijuar moti i keq. Ministrja Evis Kushi bëri të ditur se për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, procesi mësimor pezullohet deri në përmirësimin e situatës, në shkollat:
1- Shkolla "Martin Camaj", Shkodër qytet,
2- Shkolla "Agim Tafili", Harku i Bërdicës,
3- Shkolla "Prekal", fshati Postribë,
4- Shkolla "Ruzhdi Daca", Rrethinat,
5- Shkolla "Mehmet Shpëndi", fshati Shalë,
6- Shkolla "Theth", fshati Shalë,
7- Shkolla "Gimaj", fshati Shalë,
8- Shkolla "Palaj", fshati Shosh,
9- Shkolla "Ndreaj", fshati Shosh,
10- Shkolla "Nicaj", fshati Shosh
11- Shkolla "Pog", fshati Pult,
12- Shkolla "Plan", fshati Pult,
13- Shkolla "Maja e Thanës", fshati Pult,
14- Shkolla "Kasnec", fshati Pult,
15- Shkolla "Kir", fshati Pult,
16- Shkolla "Xhan", fshati Pult.
“Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme”, thuhet më tej në njoftimin e Kushit.



