Pak ditë më parë, kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi, bëri të ditur se së bashku me familjen janë shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai dhe e shoqja, këngëtarja Mira Konçi, thanë se kjo lëvizje nga Shqipëria ka ardhur më shumë për arsye familjare kryesisht të ardhmen e fëmijëve. Familja Saraçi ka dy fëmijë një vajzë dhe një djalë që kanë studiuar dhe jetuar prej vitesh jashtë.
Por nga sa shihet në rrjetet sociale, vajza e Shpëtim Saraçit, Era, ka nisur të jetojë në Kinë prej disa muajsh. Nuk dihet nëse Era është me pushime atje apo ka vendosur të jetojë në Kinë, por ajo që bie në sy menjëherë është ngjashmëria e madhe me mamanë, Mirën.



