
India ka kaluar së fundmi shifrën e 20 milionë rasteve të koronavirusit pavarësisht se qeveria thotë se përhapja po ngadalësohet.
Vetëm sot janë shënuar mbi 355 mijë raste të reja me COVID, ndërsa më 30 prill u vendos rekordi. Ekzaktësisht në atë datë u shënuan më shumë se 400 mijë raste.
Gjithsesi këto shifra ka shumë gjasa të jenë më të larta, pasi aludohet se tamponët nuk iu janë bërë të gjithëve. Ndërkohë alarmi për mungesën e oksigjenit në spitalet e vendit vijon të jetë shumë i lartë.
Vala e dytë që goditi Indinë erdhi për shkak të protokolleve të dobta të sigurisë, festivalet masive dhe tubimet zgjedhore. Vonesat në testim, diagnostikimi dhe trajtimi me vonesë janë arsye që lufta po zgjat më shumë se ç’duhet.



