Skandali/ Fondet për TV-të private mund të kalohen pa konsultim (VIDEO)

Skandali/ Fondet për TV-të private mund të kalohen pa konsultim (VIDEO)

Bordi i AMA-s nuk është thirrur për të diskutuar një projektligj të rëndësishëm të medias, i cili prek drejtpërdrejt xhepat e taksapaguesve. Bëhët fjalë për kërkesën e pronarëve të mediave të mëdha që kërkojnë 30 % të fondeve publike, e për të cilën anëtarja e bordit të AMA-s, Suela Musta thotë se po kalon pa konsultim drejt miratimit.

Nisma e pronarëve të mediave për të vjelë një pjesë të fondeve të publikut nuk është konsultuar me anëtarët e bordit të AMA-s. Sipas anëtares Suela Musta, përveç një takimi konsulativ që kryetari Gentian Sala ka pasur me pronarët e mediave, pjesa tjetër e bordit nuk është njoftuar për diskutim.

"Në bordin e AMA-s nuk është hapur, nuk është publikuar një nismë e tillë dhe nuk është iniciuar për diskutim apo për shtjellim dhe anëtarët e bordit nuk janë thirrur në takimin konsultativ që kryetari i AMA pati me përfaqësuesit dhe pronarët e medias", deklaroi Suela Musta.

Pa dashur të ndajë me publikun votën e saj, pro ose kundër mendimit, Musta thotë se ajo duhet të gjykohet me shumë kujdes, për aq kohë sa prek interesin e publikut e mediave, ndërsa për këtë kuadër duhet parë edhe legjislacioni i vendeve të Europës.

"Qendrimi duhet të jetë mbi të gjitha mbi interesin publik dhe në respekt të ligjit të medias audiovizive dhe në respekt të kuadrit kushtetues që ka Shqipëria. Situata të tilla duhet të diskutohen me një gjakftohtësi dhe mbi të gjitha me një profesionalizëm nga të gjitha palët", tha më tej anëtarja e bordit të AMA-s.

Deri më tani propozimi për t’i dhënë 30 % të fondeve të taksapagueseve shqiptarë disa televizioneve private, është kundërshtuar nga OSBE, RTSH dhe përfaqësues të opozitës në parlament, ndërsa sot është në tryezën e Ministrisë së Financave për mendim. Me kërkesën e privatëve, tarifa e aparatit që sot paguhet nga familjet 100 lekë në muaj dhe shkon në llogari të RTSH, krijon automatikisht hapësirën për rritjen e saj, për shkak të pamjaftueshmërisë së fondit që i mbetet Televizionit Publik. Ndërsa pronarët e mediave të mëdha kërkojnë të vjelin paratë e taksapaguesve me argumentin e kostos që ka dixhitalizimi i medias dhe vetëofrimit për të përçuar spote sensibilizuese.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy