
Pala ruse në Ukrainë, njoftoi tërheqjen e trupave nga Kherson. Njoftimi erdhi dje nga ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu i cili urdhëroi zhvendosjen e ushtarakëve në bregun e majtë të Dnieper.
Një “vendim pozitiv”, sipas presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan .
“Përpjekjet tona ndërmjetësuese po vazhdojnë, por nuk mund të japim një datë specifike se kur mund të fillojë një negociatë midis Moskës dhe Kievit.
Kështu deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi të organizuar përpara nisjes për në Uzbekistan, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me perspektivat e fillimit të negociatave të paqes.



