Pedagogu Mustafa Kadzadej, për zgjedhjet në universitete të cilat u zhvilluan më 21 qershor ku evidentuan disa problematika dhe Qëndresa Qytetare bërë publike disa gjetje, tha se rritja e peshës votës së studentëve është në favor jo vetëm të studentëve, por edhe pedagogëve.
Në edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se çdo gjë që pedagogët bëjnë, është në favor të studentëve.
Kadzadej shtoi se parimisht është dakord që të rritet pesha e votës së studentëve, por shoqëruar me disa mekanizma.

Rritja e peshës së studentëve nuk duhet të vijë me një hap galopant, por studentët duhet të jenë të ndërgjegjshëm.
Çdo pedagog që ka respekt për profesionin e tij, ka respekt për kolegët, por edhe studentët.
Mund të kenë dëshirën për të arritur diçka të tillë, por kjo nuk bëhet vetëm me dëshirë.
Rritja e peshës së votës së studentëve duhet bërë me mekanizma të tjerë, jo vetëm me një fushatë.
Një pedagog që vjen nga një fakultet që ka një numër të vogël studentësh, nëse garon me një pedagog të një universiteti tjetër që a numër më të madh studentësh, vota e studentëve mund të bëhet pengesë për garën.
Studentët janë ata për të cilët gjithë universitetet janë në këmbë. Sa i takon çështjes së plagjiaturës, filtri i parë në këtë drejtim duhet të jetë ndërgjegjja e vetë qytetare.
Nuk mund ta lëmë në dorë të sistemit. Kjo nis nga ndërgjegjja e vetë pedagogut dhe më tej në të gjithë rangjet, për të shkuar te sistemi anti-plagjiaturë.
Sistemi anti-plagjiaturë është i domosdoshëm. Nëse janë evidentuar fenomene të tilla, janë institucione të tjera që duhet të merren.
Duhet të ngrihet alarmi që ta bëjnë sistemin të funksionojnë. Ministria e Arsimit është institucion që nuk mund t’i përgjigjet në mënyrë publike të gjitha kërkesave.
Zyrtarisht ankesat që janë me shkrim kanë marrë një përgjigje qoftë në rektorat dhe dekanat.



