Ishte modeste ceremonia me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë në qytetin e flamurit në Vlorë, ku udhëheqësit e vendit, u bënë bashkë për të ndëruar ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar.
Të pranishëm në ceremioni ishin Presidenti i vendit, Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Kryeministri Edi Rama.
Më kurora me lule në duar, të gjithë rresht shkuan në sheshin e flamurit për të kryer ritet tradicionale.
Në një koment të shkurtër për media kryeministri Rama uroi shqiptarët për Ditën e Flamurit, ndërsa përmendi edhe UÇK-në.
“Uroj gjithë shqiptarët kudo që janë, këtë ditë të bekuar të Flamurit tonë kombëtarë, të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë që është dhe dita e lindjes së Komandantit Adem Jashari. Dëshiroj t’i uroj Pavarësinë dhe Ditën e Flamurit dhe Presidentit Hashim Thaci që nuk gjendet sot në shtëpi”, tha kryeministri në një prononcim të shkurtër për mediat.





