Kuvendi merr leje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për mbajtjen e seancës së nesërme parlamentare

Kuvendi merr leje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për mbajtjen e seancës së nesërme parlamentare

Me leje të posaçme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Kuvendi do të mblidhet nesër prej orës 10 në seancë plenare, duke respektuar protokollet e vendosura nga ekspertët.

Gjithçka nis me interpelancën urgjente me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Ralf Gjoni, po ashtu do të ketë edhe një interpelancë të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thirrur nga një grup deputetësh

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi urdhëron marrjen e masave në kuadër të aktit-normativ të fundit lidhur me pandeminë Covid-19.

Kështu, as në parlament nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave.

Një javë, për shkak të Covid-19, u pezullua seanca plenare, ndërsa Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i bëri një kërkesë pranë Komitetit Teknik të Ekspertëve për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin ose jo të punës normale të Parlamentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy