“Data 8 janar sqaroi se kush ishte me kë”. Kështu tha Enno Bozdo, për protestën e 8 janarit në emisionin “Arnautistan” në Mcn Tv.
Ajo që shoh alarmante nuk është fati i Berishës, por pyetja dhe çështja në dekadën që vjen: A do ketë një opozitë të aftë që ti bëjë ballë këtij mekanizmi? A do dalë dikush mjaftueshmërisht lider për të thënë të vërtetat në këtë vend?! Këtu është shkatërruar loja apo e vërteta e pushtetit me opozitën, këtu pushteti ka korruptuar, ka zgjatur dorën dhe kontrollon opozitën.
Bozdo shtoi se zyrtarisht Lulzim Basha është kryetari i PD, për sa kohë që është aty, atij do t’i drejtohet si kryetar i PD.
Nuk kam qenë asnjëherë partizan i tezës që Edi Rama ka korruptuar ambasadorët, ky është një shpjegim i atyre që s’duan të kuptojnë më shumë se kaq! Mendoj se duhet të nisemi nga axhenda se çfarë iu intereson atyre. Axhenda jonë është politike, e brendshme, e tyre është tjetër. Pyetja është, a ka më vlerë Shqipëria për diplomacinë?
Lidhur me zgjedhjet e 6 marsit, Bozdo tha se nuk janë testi perfekt, por se mund të ndajnë diçka.
Për Bozdon, Partia Demokratike e së nesërmes duhet të jetë një parti që i përfaqëson të gjithë. Madje ai shkon më tej, se nuk ka për të ikur as njëri dhe as tjetri, dhe se “Duhet të iki njëri që të iki tjetri”.
Kriza nuk zgjidhet pa ikur Lulzim Basha, tha ai, duke nënvizuar se në këtë moment duhet drejtuar Sali Berishës, për t’u bërë garant për një brez tjetër demokratësh që të zgjedhin atë që duan ata.
Në këtë linjë tha se, provat e para Sali Berisha i ka dhënë me primaret e PD.



