Dekreti i zgjedhjeve/ Hoxha: Presidenti Begaj ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur Kushtetutën

Dekreti i zgjedhjeve/ Hoxha: Presidenti Begaj ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur Kushtetutën

Avokati Arbër Hoxha tha në emisionin “FactCheck” se Presidenti Bajram Begaj ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur Kushtetutën me dekretin e zgjedhjeve në Tiranë si dhe interpretimin e një vendimi, që i takonte Gjykatës Kushtetuese. Sipas Hoxhës Gjykata Kushtetuese do t’i japë të drejtë Veliajt që do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit. 

 

Të treja tullat janë të paligjshme, anti-kushtetuese. Vendimi i Këshillit Bashkiak bazohet në nenin 62, që në pikën C thuhet për mos paraqitjen 3 muaj. Por mos shkuarja në punë duhet të lidhet me personalitetin e tij, apo veprimet neglizhente. Ky person kur është me masë arrest me burg duhet ta përfundojë mandatin derisa të përfundojë gjykimi me themel. Vendimi i KM është në shkelje të Kushtetutës dhe në shkelje të ligjit. 

 

Ajo që ishte e papritur nga rrethi i personave që kanë interes publik, është shkelja me të dy këmbët e Presidentit të Republikës. Presidenti në momentin që një vendim është i ankimuar, vendimi i Këshillit të Ministrave s’është i formës së prerë. Në momentin që bëhet ankim në GJK atë e vendos vetëm Gjykata Kushteutese, nëse ankimi është i drejtë apo jo.

 Presidenti ka shpërdoruar detyrën në mënyrë të hapur dhe ka shkelur Kushtetutën. Ka bërë interpretim të një vendimi. Unë besoj që ka një vullnet të caktuar që i ka vënë këta njerëz në rresht. Unë mendoj që GJK do t’u vendosë fadromën këtyre tre tullave. Veliaj duhet të bëjë kallëzim penal për Presidentin për shpërdorim detyre. Besoj që Veliaj do qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit”.

 

Sa i takon garës në SPAK juristi mendon se dy nga kandidatët për drejtues kanë shanse të mira për këtë detyrë.

 

Dy i kanë shanset realisht të mira për drejtues të SPAK-ut. Besoj që z.Kraja, me gjithë respektin për të, besoj që asnjëri prej ish-drejtuesve s’mund të rizgjidhet më. Por nëse ka një interpretim të Kushtetueses atë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese. Edhe SPAK-u mund të trokasë në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk e ngrijnë garën. Besoj që z.Xholi s’ngelet pas në eksperiencë. z.Braho ka qenë zv.drejtues i SPAK dhe drejtues i seksionit të anti-korrupsionit. Janë të dy figura mëse të pranueshme. Z.Mara vjen nga një eksperiencë e gjatë nga Prokuroria e Durrësit dhe Krimet e Rënda. Ka patur dosje të bujshme, sensitive, di të mbajë marrëdhëniet me mediat”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy