Sulmet SHBA-Izrael/ Prenga: Irani i përgatitur, mbështet nga Kina dhe Rusia. Çipi: Lufta e tretë botërore sapo ka filluar

Sulmet SHBA-Izrael/ Prenga: Irani i përgatitur, mbështet nga Kina dhe Rusia. Çipi: Lufta e tretë botërore sapo ka filluar

Gjenerali Dedë Prenga vlerësoi në ‘MCN Informacion’ se Irani ishte i përgatitur për sulmet e fundit të SHBA-së dhe Izraelit, duke u furnizuar dhe mbështetur nga Rusia dhe Kina. Ai theksoi se konfliktet do të kenë disa faza dhe se përballja kryesisht do të jetë detare dhe ajrore.

 

Irani ishte i përgatitur, furnizohej dhe mbështetej nga Rusia dhe Kina. Intensifikimi i konflikteve ushtarake ka ndodhur sepse konflikti ka qenë i ndezur dhe shpresohej se përmes bisedimeve do arrihej një marrëveshje, por me shtimin e kërkesave nga ana amerikane, u arrit në këtë fazë të dytë të goditjeve nga Izraeli dhe SHBA. 

 

Përballja ka disa faza dhe disa fusha, dhe ajo do të vazhdojë në standardin që kishte filluar: forcat detare dhe ajrore do të jenë të mjaftueshme për të gjunjëzuar regjimin. Konflikti do të zgjasë vetëm disa javë.

 

Ndërsa gazetari Kastriot Çipi komentoi se sulmet ndaj Iranit ishin të mirëmenduara dhe kërkonin kohë për t’u përgatitur. Ai paralajmëroi se kjo mund të shënojë fillimin e një faze më të gjerë të tensioneve globale dhe ndikimeve strategjike në rajon.

 

Sulmet ishin të mirëmenduara dhe kërkonin kohë për t’u përgatitur. Sot je në bisedime dhe të nesërmen sulmon, do të thotë se nuk ka pasur seriozisht bisedime, por ato janë përdorur për të fituar kohë. 

 

Këto veprime janë pjesë e një faze të gjerë që mund të shpien në luftën e tretë Botërore, ku interesat strategjike të Izraelit dhe ndikimi i tyre në rajon janë të qarta. Pra për mua Lufta e Tretë botërore sapo ka filluar. Situata është shumë komplekse dhe përfshin Turqinë, Qipron dhe lojën e madhe të fuqive botërore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy