Nikolla: Na godasin me fjalë, me shpresë se do të fitojnë ca vota

Nikolla: Na godasin me fjalë, me shpresë se do të fitojnë ca vota

Vijojnë replikat në distancë mes LSI-së dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, në lidhje me reformën e arsimit parauniversitar. Gjatë një takimi sot paradite, Nikolla tha se arsyeja e këtyre sulmeve është përpjekja për të shtuar disa vota.

 “Keni parë dhe dëgjuar këto ditë, këto kohë kritika, akuza, baltë e të pavërteta gjithëçfarëshe. Jam përpjekur të dashur kolegë të përgjigjem me punë dhe me rezultate. Unë jam sot në politikë. Jo pak politikanë, me shumë të drejtë ndoshta kujdesen që fjala të jetë e duhura, që fjala të zërë vend. Disa të tjerë kujdesen më shumë që goditja me fjalë të shtojë edhe disa vota.”

Ministrja renditi arritjet gjatë këtij mandati, si dhe reformat e ndërmarra nga Ministria e Arsimit.

Nikolla: “Jemi përfshirë në një reformë sistemike. 3500 mësuesit e emëruar të votojnë kë parti të dëshirojnë në 18 qershor por nuk mund të lejojnë nëpërkëmbjen që merr një sistem i meritës. Po ashtu jam shumë e vetëdijshme se ju meritoni edhe më shumë, madje shumë më shumë mbështetje në pagë apo në kushtet në të cilat ju punoni”, tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy