Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga mënyra se si funksiononte grupi i grabitësve të parave të bankave, të cilët terrorizuan Qafë Kasharin të enjten e kaluar dhe dy vjet më parë po këtë rrugë pranë Rinasit, duke grabitur dy blinda me para.
Një pakujdesi gjatë komunikimeve në telefon e kryer nga ish-polici privat, Fation Xhyliu, ka bërë që i gjithë grupi i dy supergrabitjeve në rrugën e Rinasit të zbulohej nga policia
Fation Xhyliu i cili u arrestua i pari, tregoi anëtarët e tjerë të grupit, vendin ku fshiheshin paratë dhe numrat e telefonit që përdorte banda, raporton “Report TV”.
Sipas burimeve, Xhyliu deklaroi se inskenonin grabitjet dhe përgatiteshin për 2 muaj. “Grupi inskenonte grabitjet gjatë natës kur aksi ishte pa lëvizje”.



