
Egjiptiani Mohammed Elsayed, i cili shkoi në Paris për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2024, u arrestua nga policia i akuzuar për ngacmim seksual.
Siç raportojnë mediat franceze, mundësi 26-vjeçar vuri dorën në të pasmet e një gruaje të panjohur teksa dilte nga një kafe të premten në mëngjes, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur.
E dëmtuara bëri kallëzim ndaj sportistit, duke bërë që Elsayed të arrestohet dhe dërgohet në paraburgim.
Sportisti egjiptian ka përfunduar tashmë garat në Lojërat Olimpike, duke humbur në 1/8 e finales në peshën deri në 67 kg.
Në Lojërat e mëparshme në Tokio të mbajtura në vitin 2021, ai performoi më me sukses, duke fituar një medalje bronzi.



