Indi, ndotja e ajrit 60 herë më e lartë se standardet e OBSH-së

Indi, ndotja e ajrit 60 herë më e lartë se standardet e OBSH-së

Ndotja e ajrit arriti këtë të hënë në kryeqytetin indian Nju Delhi një nivel 60 herë më të lartë se kufiri maksimal i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), sipas matjeve të kryera nga kompania IQAir.

Qyteti përballet çdo dimër me nivele rekord të ndotjes që shkaktohen nga tymrat toksikë të fabrikave dhe trafikut rrugor, të cilave u shtohet në këtë periudhë të vitit edhe ndotja nga djegia sezonale bujqësore. 

Autoritetet lokale aktivizuan nivelin 4 të planit të tyre të alarmit të dielën në mbrëmje për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të cilësisë së ajrit. 

Shkollat e Nju Delhi po i zhvillojnë mësimet në distancë këtë të hënë deri në një njoftim të dytë, me vendim të autoriteteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy