Andoni: Drejtësia ka kompleks ndaj Berishës, tani do shihet karakteri i vërtetë i një grupi në PD

Andoni: Drejtësia ka kompleks ndaj Berishës, tani do shihet karakteri i vërtetë i një grupi në PD

Analisti Ben Andoni, thotë se akte të tilla si heqja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për kryedemokratin Sali Berisha, e shëndoshin drejtësinë.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se sfida nuk është SPAK, por GJKKO, pasi SPAK ngre akuzë, ndërsa GJKKO duhet të vërtetojë thellësinë e akuzës.

Sipas tij, Berisha është një personazh jashtëzakonisht i vështirë për SPAK dhe se drejtësia ka kompleks ndaj tij.

Ndër të tjera Andoni u shpreh se tani që fillon përgatitja e listave, do të shihet karakteri i vërtetë i një grupi në Partinë Demokratike që nuk do e gjejnë veten në pjesën e sigurtë të listës.

Viti 2025 ka për të qenë viti i GJKKO-së, përballja me SPAK.

Partia Demokratike duhet të lërë një shteg, nuk mund të akuzosh pafund sistemin e drejtësisë, se ndodh siç ndodhi sot me zotin Berishën që falënderoi gjykatësen për vendimin.

Politikanët tanë e shohin drejtësinë në dy plane, atje ku ju intereson dhe atje ku nuk iu intereson.

Një meritë të madhe ka avokati i zotit Berisha, paçka protagonizmit në media muajt e fundit, shfrytëzon çdo kanal dhe duket se sot është dita e tij.

Për rastin e zotit Berisha është më mirë të flasin juristë pa prirje politike.

Ajo që kemi thënë se masa e arrestit ndaj zotit Berisha është e tepruar, sot ka marrë përgjigja.

Sot fillon përballja e vërtetë për zotin Berisha dhe këtu shikoj një intensitet të madh dhe për hetimet e 21 Janarit, me kalimin e javëve do ngrihet akuza tjetër për të për 21 Janarin.

Kjo e përball SPAK me një personazh jashtëzakonisht të vështirë, është një individ ndaj të cilit drejtësia jonë ka një lloj kompleksi.

Politikisht ndihmon jashtëzakonisht lirimi, por zoti Berisha dhe atje ku ishte e ndihmonte jashtëzakonisht opozitën, direktivat e tij e mbanin të karikuar opozitën.

Tani fillon përgatitja e listave, por tashmë do shihet karakteri i vërtetë i një grupi në PD që nuk do e gjejnë veten në pjesën e sigurtë të listës.

PD ka kërkuar fleksibilitet për listat, se i duhet të përgatisë materialet për diasporën.

Në Partinë Demokratije mos iu besoni shumë fjalëve të mira, se një pjesë e madhe atje nuk iu pëlqen shumë që ta kenë zotin Berisha, për shkak të diktatit të tij.

Me atë frymë karrierizmi që kanë një pjesë e njerëzve aty, si zoti Bardhi dhe ata që u shkëputën nga Lulzim Basha, tani fillon rruga e vështirë për PD, se do i përballë me të vërtetën dhe realitetin.

SPAK nuk besoj se do të ndalet, do të vazhdojë me punën e vetë.

Teknikisht Partisë Demokratike tani dalja e zotit Berisha i bën një punë të madhe se tani duhet të shpjegojë vizionin e saj dhe të ngrejë frymën në publik.

Nuk e ngre më frymën bllokimi i rrugëve, edhe pse protestat duhen, por sa më shumë kalon koha, PD-së i duhet të krijojë fizionominë e vetë se si do të shkojë te publiku.

Mbajtja brenda e zotit Berisha e ka penalizuar Partinë Demokratike që të bëj një rrugë të tillë.

Zoti Berisha do e nisë me përgatitjen e makinerisë zgjedhore për 2025, pasi janë zgjedhjet e fundit që ai ka fuqi të garojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy