Zhabina: Vangjush Dakos i ka mbetur për të shlyer vetëm 10 ditë burg (VIDEO)

Zhabina: Vangjush Dakos i ka mbetur për të shlyer vetëm 10 ditë burg (VIDEO)

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako do të rikthehet në qeli nga arresti në shtëpi. Ketë të martë Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin prej 2 vjet e tetë muaj. 

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e lajmeve të MCN Tv se vendimi i gjykatës së Apelit ishte i pritshëm, por shtoi se tashmë Dakos i kanë mbetur 10 ditë burg.

Ishte i pritshëm. Dakos i kanë mbetur pak ditë për të vuajtur dënimin,

Do të vuajë rreth 10 ditë heqje lirie. Ka qenë në arrest shtëpie. Prokuroria nuk arriti të përfundojë hetime dhe iu caktua masa arrest shtëpie. Nga përllogaritjet ai do të vuajë pak ditë heqje lirie. Prokurori është ende duke përgatitur urdhrin e ekzekutimit që Dako të kthehet në qeli siç e kërkon ligji. 

SPAK ka arritur të gjejë vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Nuk kam konfirmim zyrtar. Akuza publike për Dakon ka pasur dhe si të përfshirë në fushatën e fundit. Opozita pretendon se Dako ka qenë në fushatë. SPAK ka nisur një hetim për krime zgjedhore të dyshuara në ndodhur në qarkun e Durrësit, por nuk di të them nëse ka hetim konkret për emra zyrtarësh. 

Dako do të vuajë vetëm 10 ditë burg në një burg të sigurisë normale. 

A e vuajti dënimin në burgun e Durrësit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy