Theo Padnos, gazetari amerikan i rrëmbyer në Siri në vitin 2012, pasi militantët ishin të bindur se ai ishte agjent i CIA-s, dhe më pas i lënë i lirë në vitin 2014 tregon në një dokumentar për Mail Online përvojën e tij rrënqethëse midis torturave të pamëshirshme në burgjet e ISIS.
Gazetari 47-vjeçar, i cili aktualisht po jeton në Paris dhe Vermont shprehet se gjithmonë jetonte me shpresën se një ditë do të rikthehej në shtëpinë e tij.



