Ekzekutim me armë zjarri mes të dënuarve në burgun e Peqinut, një i vrarë/ Mjacaj dyshohet se kreu vrasje me pagesë

Ekzekutim me armë zjarri mes të dënuarve në burgun e Peqinut, një i vrarë/ Mjacaj dyshohet se kreu vrasje me pagesë

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj, ka hapur zjarr.

Nga burime mësohet se Sokol Mjacaj ka qenë në ajrim dhe në ato momente ka pasur një pistoletë, e cila dyshohet se mund të jetë futur me dron në ambientet e burgut.

Ai i është afruar dritares së një të burgosuri Arben Lleshit, të cilin e ka qëlluar tre herë, duke e vrarë, pasi e ka thirrur në emër dhe viktima është afruar.

Krahas tij ka mbetur i plagosur dhe Indrit Shaqja, i qëlluar me plumb në këmbë, pasi ndodhej në një qeli me Lleshin.

Burime bëjnë me dije se dyshohet të jetë një krim i organizuar me detaje dhe vrasje me pagesë, teksa Lleshi ndodhej në qelinë e tij në katin e parë të burgut, kur është ekzekutuar.

Macaj ndodhet në burg për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit, për t’i grabitur, teksa udhëtonin me automjetin e tyre.

Lleshi, i cili mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri të ndodhur në burgun e Peqinit, vuante dënimin për vrasje.

Në vitin 2016, ai u soll me pranga në duar nga Londra për në Tiranë, pasi ishte dënuar nga drejtësia angleze me 32 vite burg për vrasjen e një bashkatdhetari, ngjarje e ndodhur disa vite më parë.

 Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, ishte dënuar me 32 vjet burg për vrasje, nga një gjykatë në Britani, si autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.

Mediat britanike shkruanin atëherë se Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton, dhe më pas, trupi i tij u dogj në një makinë tip “Mercedes Benz”.

Për këtë ngjarje u dënuan me burg edhe vëllai i Lleshit, 46-vjeçari Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy