“Paketa e Maleve”/ Topuzi: Qeveria duhet të përgatisë fillimisht infrastrukturën që të mos dështojë turizmi malor

“Paketa e Maleve”/ Topuzi: Qeveria duhet të përgatisë fillimisht infrastrukturën që të mos dështojë turizmi malor

Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje të reja për nismën “Paketa e Maleve”, duke e cilësuar atë si një zgjidhje konkrete për problemet e trashëguara nga ligji 7501 dhe konfliktet e pronësisë, veçanërisht në veri të vendit.

 

Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, në një intervistë për “MCN Live”, e vlerësoi “Paketën e Maleve” si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit shqiptar, nga bregdeti drejt zonave malore.

 

Kjo paketë përfaqëson një mundësi të mirë për zhvillimin e zonave malore dhe atyre kodrinore, duke ndikuar drejtpërdrejt në zgjerimin e ofertës turistike të vendit. 

Diversifikimi i turizmit, nga plazhi drejt thellësive të maleve, është një domosdoshmëri për Shqipërinë.

Ne kemi bukuri natyrore, por ende jemi të pazhvilluar dhe kemi probleme me destinacionet turistike. 

‘Paketa e Maleve’ është e rëndësishme dhe, nëse merret seriozisht nga qeveria, si dhe nëse ndërthuret me projekte si ‘Portat e Alpeve’, mund të sjellë një zhvillim të konsiderueshëm për vendin. 

 

Megjithatë, ai theksoi se sfida kryesore mbetet infrastruktura. 

 

Sipas Topuzit, qeveria duhet të përgatisë fillimisht rrugët, aksesin dhe shërbimet bazë, përpara se të nxisë investimet private në këto zona.

 

Kur u iniciua kjo paketë ishtë mungesa e konsultimit me bizneset në hartimin e vendimeve dhe për faktin që kompetencat u janë lënë shpesh pushteteve vendore, të cilat nuk kanë kapacitetet e mjaftueshme për të menaxhuar zhvillimin e turizmit malor.

Fillimisht duhet të zhvillohen projekte si ‘Portat e Alpeve’, duke ndërtuar infrastrukturën dhe aksesin. Vetëm më pas mund të vijë faza e dytë, që lidhet me investimet dhe zhvillimin e mëtejshëm përmes ‘Paketës së Maleve’. 

Përgatitja e infrastrukturës është thelbësore për të shmangur dështimin e turizmit malor dhe për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm në këto zona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy