Rusia ka filluar një luftë dhe nuk dëshiron ta përfundojë atë, ndërsa Ukraina po mbron territorin e saj. Kështu ka deklaruar sot përmes një postimi në Facebook Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Kjo është një luftë që Rusia ka nisur në Ukrainë, Rusia po e vazhdon dhe nuk dëshiron ta përfundojë”, shprehet ai.
“Ukraina mbron tokën e saj, sovranitetin e saj, territorin e saj. Ukraina po lufton për paqen”, ka shkruar Zelensky, duke shtuar se është një paradoks mizor i shekullit të 21-të dhe është një realitet për ukrainasit.



