Analisti Genc Burimi thotë se nëse ka një vend që integrohet nga Ballkani Perëndimor, ai është Shqipëria. Por sipas tij, zhvillimet e viteve të fundit në Europë do të kenë ndikimin e vet.
Sot jemi te negociatat. Kur të mbarojnë ato kemi tre ratifikime. Jemi shumë larg. Plus është edhe çështja e Ukrainës. Nëse ka një integrim nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria hyn. Nëse nuk ka, nuk ka as për Shqipërinë. Sot europianët kërkojnë integrimin e Ukrainës dhe Moldavisë. Hungaria e kundërshton, prandaj sot ka një sherr të madh.
Burimi shprehet se kryeministri Rame e ka gjetur gjuhën me administratën Trump.
Para 2020, kur Shqipëria luftonte që të njihej si vend që i hapen negociatat, gjermanët vunë një listë me 6-7 kritere. Çfarë i ndodhi Ramës? Ramës nuk i ndodh gjë. I vetmi shtet perëndimor që mund t’i bëjë dëm Ramës janë SHBA-të. Nga ata dridhet. Nga europianët? Nuk i llogarit fare!



