
Në Durrës besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar.
Siç raporton për ‘MCN live”, korrespondentja nga Durrësi, Ervina Garo, mesha u mbajt sot në Katedralen e "Apostull Pavlit dhe Shën Astit" dhe u ndoq nga mijëra besimtarë.

Edhe në Durrës një numër i lartë besimtarësh kanë marrë pjesë në meshën e Krishtlindjes, e cila u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Famullinë e "Shën Donenikut".
Ndërsa paraditen e sotme në Katedralen e "Apostull Pavlit dhe Shën Astit" një numër i lartë besimtarësh ortodoksë i janë bashkuar meshës së përvitshme.
Mesazhi të ndryshme, por që kanë pasur si kryefjalë dashurinë dhe besimin, kanë bashkuar besimtarët në Durrës në këtë ditë, ku nuk kanë munguar edhe shtetasit italianë që kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të kremtuar Krishtlindjen.



