Shqiptarët, qytetarët më të varfër dhe më të vjedhur në Europë

Shqiptarët, qytetarët më të varfër dhe më të vjedhur në Europë

Në emisionin e parë, Redaksia e emisionit investigativ “Xhadat” ka gjurmuar dhe monitoruar për një periudhë gati 8 mujore, të gjithë tenderat e zhvilluar nga institucionet qendrore dhe vendore me objekt prokurimi (blerje) karburant, bazuar në të dhënat zyrtare dhe publike të Buletineve të Njoftimeve Publike, të Agjencisë së Prokurimit Publik, institucion në varësi të Kryeministrit.

Në funksion të transparencës ndaj shqiptarëve vendosëm t'i nxjerrim me emra konkretë 5 kompanitë kryesore përfituese. Emisioni "Xhadat" nuk ka asnjë gjë kundër këtyre kompanive dhe aktivitetit tregtar të tyre dhe nuk kemi asnjë shqetësim që kompani të caktuara të përfitojnë tendera dhe para publike në zbatim të ligjit dhe aktivitetit të tyre të biznesit, por qëllimi i këtij emisioni është t'u faktojë shqiptarëve me prova, fakte dhe dokumentacion zyrtar, se ku shkojnë paratë e tyre, si paratë e taksave të qytetarëve më të varfër dhe më të vjedhur të Europës, pranuar nga të gjitha raportet ndërkombëtare.

Një nga mijëra rastet kur qytetarët paguajnë nëpërmjet taksave dhe buxhetit të shtetit karburantin jo vetëm të pushtetarëve por edhe personave të lidhur me ta, është ai që çoi në pranga kryetarin e Bashkisë Lushnjë, i cili autorizonte dhënien e karburantit të tenderuar me fonde publike për persona që nuk kishin asnjë lidhje me administratën, madje edhe biznezmenë dhe fëmijë të tyre, makinat e të cilëve i shohim çdo ditë gjithë arrogancë në çdo rrugë të këtij vendi.

 Qytetarët shqiptarë, konsiderohen nga të gjitha raportet ndërkombëtare si qytetarët më të varfër të Europës dhe Shqipëria si vendi më i korruptuar në Europë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, thekson se gati gjysma e shqiptarëve jeton me 5.5$ në ditë dhe se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë.

Transparency International e konsideron Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Europë.

 

Raporti i Moneyval, renditi shqipërinë në listën gri për pastrimin e parave, pozicion në të cilën kishte dalë në 2013.

Ndërkohë raporti i Bankës Botërore, jo vetëm pranon se shqiptarët jetojnë me 5.5$ në ditë por parashikon se pandemia dhe pasojat e saj, do ta zhysin Shqipërinë thellë e më thellë në varfëri.

Sipas simulimeve të kryera për këtë shënim vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 %, duke shkuar në rreth 40 % në skenarin e parë dhe 44 % në skenarin e dytë.

Kështu pra, sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më pesimist, ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005. Meqenëse shumica e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëzve në qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre”.

Në përfundim shqiptarët si qytetarët më të varfër dhe më të vjedhur në Europë, duhet të paguajnë jo vetëm rritjen e çmimit të nafës si pasojë e luftës në Ukrainë, por luftën me urinë duhet ta përballojnë duke paguar edhe naftën e pushtetarëve dhe qokave të tyre për pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy