Mediat gjermane: Rama merr shumicën për të qeverisur i vetëm

Mediat gjermane: Rama merr shumicën për të qeverisur i vetëm

Zgjedhjet e 25 qershorit dhe fitorja e deritanishme e PS-së kanë gjeur hapësirë në mediat gjermane.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, u referohet të dhënave të publikuara deri tani nga KQZ-ja kur shkruan se Partia Socialiste me gjasë është fituesja e zgjedhjeve të 25 qershorit. “Kjo parti mund të dalë fituese me deri në 79 mandate, bazuar në të dhëna të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, shkruan DPA. Demokratët opozitarë kanë arritur deri në 41 mandate, sipas mediave. Ndërsa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim mund të llogarisë mandate. Rezultatet nuk janë përfundimtare. Por nëse prognozat verifikohen socialistët mund të qeverisin të vetëm, siç kërkonte kryeministri Edi Rama gjatë fushatës. Sipas Ramës një mazhorancë e qartë e socialistëve do t’i jepte atij mundësinë të kryente reforma rrënjësore në Shqipëri.

Edhe gazeta “Neue Zürcher Zeitung” i kushton një artikull zgjedhjeve në Shqipëri. Nën titullin “Sondazhet nxjerrin socialistët fitues”, kjo gazetë vëren se sipas prognozave të para, votimet në Shqipëri i kanë fituar socialistët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy