Ndryshimet në radhët e PS, Çipa: Rama i kujdesshëm, funksionon me inteligjencë largpamëse (VIDEO)

Ndryshimet në radhët e PS, Çipa: Rama i kujdesshëm, funksionon me inteligjencë largpamëse (VIDEO)

Analisti Aleksandër Çipa ndryshimet në kabinetin qeverisës dhe në strukturat e Partisë Socialiste, i sheh si nevojë të partisë në mazhorancë për tu përballur me lëvizje. Në një lidhje për MCN Live, ai tha se marrëdhënia që Edi Rama po krijon me kabinetin qeverisës dhe mbledhja dy ditore e paralajmëruar në Tepelenë, si dhe ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin qeverisës, janë pjesë e strategjisë për një reagim dhe ndryshim qoftë strategjik dhe paraelektoral. “PS në kushtet e fragmentarizimit total të opozitës, i ka komoditetet që të administrojë proceset politike dhe ndarjen elektorale të vendit ndonëse zgjedhjet janë në 2025. Kemi të bëjmë me kontekstin në mandatin e tretë të qeverisjes së PS dhe në këtë kontekst është aspekti i parë me perceptimin dhe imazhin e PS për shkak të aferave dhe fuqisë mbikontrolluese. Raporti i tjetërsimit të marrëdhënieve mes institucioneve politike me atë të drejtësisë në Shqipëri. Tashmë drejtësia nuk është më një institucion që mbetet nën tutelën politike të politikbërësve. Ne po shohim se si politikanët janë lehtësisht të thirrshëm në dyert e SPAK dhe si është ndryshuar mentaliteti, kalimi nga një Shqipëri ku pandëshkueshmëria ishte regjim funksional dhe brenda normalitetit sot kemi kaluar në një moment të ri, ku autoriteti i politikës është friguar nga reagimi i drejtësisë BKH dhe SPAK. Kryeministri Rama në mënyrë inteligjente kërkon të bëjë lëvizje që kanë të bëjnë dhe me ekuilibrat e brendshme, efekti i krijimit të grupeve të interesit dhe me influencë jo të barabartë me njeri tjetrin është pjesë e luftës së heshtur brenda PS”. I pyetur nëse ka grupime brenda Partisë Socialiste, Çipa deklaroi se ndryshe nga koncepti klasik i grupeve, te Partia Socialiste ka një fenomen tjetër dhe nuk mund të flitet për grupe të ngrira të strukturuara një herë e përgjithmonë. “Janë grupe që ndjekin parimin e influencës dhe në varësi të lëvizjeve dhe interesave që ndajnë palët në raport me qeverisjen, administrimin dhe pse jo nga jashtë nga institucionalizmi dhe diplomacia ndërkombëtare. Veliaj është një protagonist në ngjitje dhe me influencë dhe për shkak të autoritetit që i jep portofoli i kryebashkiakut të Tiranës, por autoriteti më i epërm mbetet Kryeministri Rama. Ai ka ditur si të delegojë, gjithë influencat dhe paqëndrueshmëritë bëhet për personat nën influencën e tij. Nga pikëpamja e strategjisë Rama duket shumë i kujdesshëm dhe funksionon me inteligjencë largpamëse. Blendi Klosi është udhëheqës politik me përvojë dhe asete se ka qenë autoritet i drejtimeve politike në qarqe të rëndësishme të vendit, që në betejat elektorale i kanë garantuar fitoren e PS. Ndan autoritetin e përvojës politike si në kuptimin historik të fjalës, mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës. Është njohës i mirë i atyre që quhen grupet e interesit dhe konjukturat e brendshme të PS. Sa i takon efiçencës dhe përgatitjes paralektorale jemi te dy individë me të njëjtën kapacitet, avantazhi i Gjiknuri është se njohjen e kodeve dhe ligjeve zgjedhore. Në marrëdhënie me zotin Çuçi kemi të bëjmë me strategjinë e zotit Çuçi për të mos e lëshuar. Këtë strategji që merr vlerën e një ndikimi elektoral e ka kuptuar. Ndaj e kalon nga ministria e Brendshme në kreun e një grupi parlamentar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy