Kosova kthen masat antiCovid: Mbyllen klubet e natës, restorantet dhe dasmat deri në ora 22:30

Kosova kthen masat antiCovid: Mbyllen klubet e natës, restorantet dhe dasmat deri në ora 22:30

Ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Arben Vitia gjatë takimit që pati sot me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit janë pajtuar që të marrin masa të reja anti-COVID.

Nga kjo Odë kanë njoftuar se nga data 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, deri më 1 shtator, ndërkaq restorantet e kafeteritë do të punojnë deri në ora 22:30.

Sipas njoftimit, do të zvogëlohet edhe numri i dasmorëve nëpër dasma, nga 300 sa ishte në 150 dasmorë.

“Masat janë nga data 20.08.2021: Sallat e dasmave deri në ora 22:30, kapaciteti i klientëve 150 të pranishëm. Klubet e natës dhe diskotekat mbyllen deri më 01.09.2021. Të gjitha restorantet ditore, kafiteritë, etj, punojnë deri 22:30”, thuhet në njoftimin e Odës, Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.

Tutje, bëhet e ditur se “Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike”.

Kthimin e masave antiCovid, e konfirmoj para pak çastesh edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha në një konferencë për media se nga nesër pritet që Ministria e Shëndetësisë, t’i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në mesin e këtyre masave është mbyllja e klubeve të natës. Vitia, përmes një konference për media, tha se po ashtu do të reduktohet aktiviteti i gastronomisë.

Vitia tha se përhapja e madhe e COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka ndodhur si pasojë e grumbullimeve të njerëzve në hapësira të mbyllura.

“Instituti ka regjistruar raste të shumta, ku gjatë mostrave që kemi marrë, 171 raste kanë qenë nga varianti Delta me përhapje katër herë më e shpejtë se varianti Covid-19, dhe kjo përhapje është shumë e lartë pa përjashtuar të gjitha grupmoshat. 465 pacientë të hospitalizuar. Qysh nesër do t’i propozojmë Qeverisë për disa masa kufizuese që prekin jetën tonë ekonomike të mbyllen për një kohë të caktuar, me këtë rast të mbyllen klubet e natës, gastronomia me një kohëzgjatje të caktuar, dhe me një zgjidhje rreth dasmave me kufizime, për shkak të datave që i kanë caktuar më herët”, tha Vitia.

Tutje Vitia njoftoi se kanë marrë mbështetje nga Ministria e Financave që të rrisin stafin e punonjësve shëndetësor me 1 mijë punonjës dhe që edhe të shtunën do kryhet procesi i vaksinimit.

 “Kemi marrë mbështetje nga ministria e Financave, që të rekrutojmë 1000 punonjës shëndetësor, në ShSKUK, IKShPK,  e njësi në kujdesin parësor. Do të shtyjmë para nxitjen e procesit të vaksinimit. Qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe të shtunën dhe do të shtohen edhe orare të reja. Me vaksinim mund të kemi një zgjidhje si dhe me zbatim të masave”, theksoi tutje ai.

Vitia shtoi se këto masa do vlejnë deri në datën 1 shtator, dhe do mund të ketë lehtësira apo ashpërsime varësisht prej situatës epidemiologjike, duke theksuar se do dënohet secili person që nuk bën respektimin e këtyre masave.

Vetëm sot në Kosovë janë raportuar 5 viktima dhe 1 mijë e 765 raste të reja të infektuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy