
Ka startuar në orën 20:00, sfida mes Partizanit dhe Bate Borisov, e vlefshme për turin e parë në Champions League. Të kuqtë janë shfaqur agresivë që në fillim të ndeshjes, duke rrezikuar portën kundërshtare. Dukshëm më kërkues kampionët e Shqipërisë, që duan me çdo kusht fitoren. Ndeshja luhet në Hungari, pasi skuadrat bjelloruse janë të dënuara nga UEFA, ndërsa transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV. Sfida e parë në “Air Albania”, u mbyll në barazim 1-1, ndërsa kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë kualifikimin në sfidën e kthimit.



