Abilekaj: Ndërkombëtarët e bënë Ramën mbret të reformës në drejtësi, sot Kim kërkon një njeri që nuk i shërben atij, kjo është absurde!

Abilekaj: Ndërkombëtarët e bënë Ramën mbret të reformës në drejtësi, sot Kim kërkon një njeri që nuk i shërben atij, kjo është absurde!

I ftuar në emisioin "Të Paekspozaurit", analisti Enton Abilekaj, teksa foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK< tha se Edi Rama ka kapur drejtësinë që në nisje të reformës në drejtësi. 

Abilekaj deklaroi se ndërkombëtarët, në mënyrë që reforma të mos ngecte, ia pranuan Ramës ndërhyrjet ndaj sot duket e habitshme që ata kërkojnë që kreu i SPAK të mos jetë një prokuror i bindur i Ramës.

Edi Rama është mbret i reformës në drejtësi, ai tani kontrollon të gjitha institucionet e drejtësisë. Ndërkombëtarët për hir të mos bllokimit të reformës, për hir të ecjes përpara, i përshëndetën të gjitha hapat që u hodhën, në mënyrë të njëanshme, për të kontrolluar drejtësinë.

Dhe sot kur jemi para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, ambasadorja amerikane kërkon mes njerëzve që zgjedhur Edi Rama, një njeri që nuk i shërben Edi Ramës, kjo është absurdi që kërkon ambasada amerikane.

Kurse anëtaret e KLP-së janë njerëz të Edi Ramës, të gjithë prokurorët e SPAK kanë lidhje me mazhorancën, një kandidature ka pasur ambasada amerikane dhe një ka edhe sot, nuk e ka ndryshuar, sepse është i vetmi kandidat që nuk është qorri i mazhorancës. Ne presim nga kjo, që ti shpëtohet fytyra drejtësisë së re.

Po të kalonte në heshtje, zgjedhja e kryetarit të ri, askush nuk do të thoshte asgjë, sepse të gjithë e kanë pranuar faktin që kjo është drejtësi e Edi Ramës dhe ndërkombëtarët e kanë bekuar këtë.

Fakti që ambasada po ndërhyn dhe po kërkon kandidat tjetër, ngre dyshimin, çfarë po kërkojnë këta dhe pse tani?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy