Përplasjet Izrael-Palestinë, OKB mbledh Këshillin e Sigurisë

Përplasjet Izrael-Palestinë, OKB mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet pasditen e së dielës për të diskutuar rreth konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Përplasjet mes dy palëve janë më të ashprat që nga viti 2014 por përpjekjet për një rezolutë diplomatike janë të komplikuara nga statusi i Hamasit.

Grupi militant islamik, i cili administron Rripin e Gazës, është cilësuar si një grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe fuqitë e tjera.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres deklaroi dje se ka mbetur i tronditur nga numri i viktimave në Gaza dhe se është “thellësisht i shqetësuar” nga sulmi i Izraelit në ndërtesën shumëkatëshe që strehonte organizatat e mediave të huaja.

Në një deklaratë, OKB kujtoi të gjitha palët se “çdo shënjestër pa kriter e strukturave civile dhe mediatike shkel ligjin ndërkombëtar dhe duhet të shmanget me çdo kusht”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy