Rekomandimet e FMN/ Gjokutaj: Amnistia e pazbatueshme, qeveria s’ka rrugëdalje. Informaliteti, amortizator në ekonomi

Rekomandimet e FMN/ Gjokutaj: Amnistia e pazbatueshme, qeveria s’ka rrugëdalje. Informaliteti, amortizator në ekonomi

Eksperti i politikave fiskale Eduart Gjokutaj foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi projektligjin e amnistisë fiskale pasi FMN i rekomandoi qeverisë ndryshimin e tij.

Gjokutaj vë në dukje se qeveria nuk ka një rrugëdalje për të treguar se amnistia fiskale duhet bërë domosdoshmërisht.

Ndër të tjera ai tha se amnistia fiskale është “de facto” e pazbatueshme, pa dy parakushte, që lidhen me rritjen e kapaciteteve të administratës dhe luftën ndaj evazionit.

Është një deklaratë që përkon me mendimin e ekspertëve dhe analistëve. Mbështetet në tre kolona: E para vazhdimësia e reformave strukturore dhe ekonomike, konsolidimi fiskal dhe politika monetare, që duhet të harmonizohen me politikën fiskale, për të arritur një tendencë të frenimit të inflacionit dhe rigjallërim të ekonomisë. Me gjasë edhe qeveria nuk ka një rrugëdalje për të treguar se duhet bërë domosdoshmërisht amnistia fiskale. Pasi risqet janë më të mëdha se përfitimet. Ekonomia informale me përsëritjen e amnistive nuk ka marrë atë goditje që duhet të merrte. Drafti u përgatit dhe u bë prezent vetëm në momentin që do miratohej. Rritja e kapaciteteve të administratës duhet të ndodhë në një periudhë disa vjeçare, dhe lufta e financave ndaj evazionit. Amnistia ‘de facto’ rezulton të mos jetë e zbatueshme nga këto dy parakushte”.

Gjokutaj nuk parashikon që ekonomia shqiptare të bjerë në recesion. Ai u shpreh se informaliteti ka qenë një amortizator në raste krizash, duke shtuar se gjatë verës kanë hyrë shumë para informale në vend.

Kriza ekonomike në Shqipëri s’mund të ndodhë siç bëhen parashikimet për ekonomitë botërore, apo afër nesh. Ne në çdo rast na ka ndihmuar informaliteti që shërben si amortizator. Ndikimi i parave informale që hyjnë edhe pa amnistinë, dhe në këtë verë kanë hyrë në masë të madhe...Nuk mund të kemi një recesion. Ajo që rriskohet është mosdiversifikimi i zhvillimit. Ka mbetur një ekonomi e shërbimeve të Call Center-ave. Kemi zhvillime në tregun energjitik,  por burimet janë duke u zvogëluar. Tregtia duhet t’i kishte lënë vendin pak nga pak bujqësisë. Një nga problemet më të mëdha është ulja e të ardhurave për frymë. Rritja e normës së interesit ka ndikimin e saj në tregun financiar. I vetmi përfitim është që tregu i pasurive të paluajtshme dhe kredimarrësit kanë qenë përfitues. Edhe niveli i ekonomive të lidhura me tregtinë kanë përfituar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy