Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar qytetarët shqiptarë në prag të ndërrimit të viteve.
Në mesazhin e ambasadores në rrjetet sociale thuhet:
Në ditën e fundit të vitit 2022, duam të falënderojmë shqiptarët që festuan me ne 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë gjithë vitit të kaluar. Ishte një vit i jashtëzakonshëm plot me ngjarje në nder të këtij njëqindvjetori të veçantë. Bashkohuni me ambasadoren Yuri Kim teksa kthehemi pas në çastet kryesore. Gëzuar Vitin e Ri!”



