
Të shtëna ma armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në fshatin Pezë-Helmës, teksa ka pasur edhe arrestime të banorëve.
Gazetari Besmir Pula, ka zbardhur sot këtë ngjarje teksa për MCN live ka bërë të ditur se bëhet fjalë për frikë të banorëve te cilët çdo natë përballen me grabitës në banesat e tyre për çfarë edhe mbrëmë për ti frikësuar ata, kanë shtënë në drejtim të tyre.
Pula thotë se me këtë rast Policia ka arrestuar Gëzim Hysen dhe të birin për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që ende nuk ka njoftim nga efektivët për këtë rast.
Ndodhem para shtëpisë së Gëzim Hyses në Pezë-Helmës, aty ku nga mbrëmë ka pasur të shtëna me arme zjarri në drejtim të grabitësve te dyshuar.
Nga intervistomi i bashkëshortes së Gëzimit, mësuam se rastet e grabitësve janë të shtuara çdo natë në këtë zonë. Rasti i mbrëmshëm, sipas saj, ndodhi që Gëzimi dhe të dy djemtë kur dëgjuan zhurmë në oborr dolën dhe për tu vetëmbrojtur ata kanë shtënë në ajër për ti frikësuar. Zonja na tha se pastaj e arrestuan bashkëshortin dhe të birin, ndërkohë që banorët thonë se asnjëri nuk u vjen në ndihmë nga grabitësit, për çfarë kanë lajmëruar në Polici disa herë radhazi.
Lidhur me rastin, ende nuk kemi një njoftim zyrtar nga Policia, teksa banorët shprehen se e kanë humbur besimin në zbardhjen e këtyre vjedhjeve në këtë zonë.



