Letra e Ajnshtajnit për të birin, në ankand për 100 mijë dollarë

Letra e Ajnshtajnit për të birin, në ankand për 100 mijë dollarë

Një letër prekëse që Albert Ajnshtajn i ka dërguar të birit, Eduard, do të shitet këtë javë në ankandin e Bostonit. Letra me një faqe, e shkruar me dorë, që sipas disa ekspertëve i përket vitit 1929, mban në fund firmën “babai”. Ajo mund të shitet për më shumë se 100 mijë dollarë.

“Jam shumë i lumtur sepse më në fund, pas një pune intensive, kam zgjidhur problemin gravitacion-elektricitet”, thuhet në letër. “Në një farë mënyre, ky është përfundimi i punës së një jete të tërë, ajo çka mbetet është thjesht një bonus”, shkruan Anjshtajni, duke iu referuar asaj që më pas u quajt teoria e fushave të unifikuara, një tentativë për të përshkruar gravitetin me ligjet e elektromagnetizmit.

“Në përgjithësi, Ajnshtajni nuk fliste për punën e tij dhe pikërisht kjo është ajo çfarë e bën këtë letër spektakolare”, thotë drejtori i shtëpisë së ankandeve, Robert Livingston.

Lettra karakterizohet nga dashuria e babait për të birin, që në atë kohë ishte në përfundim të shkollës së mesme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy