VKM/ Hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

VKM/ Hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Me vendim të Këshillit të Ministrave është hapur pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, me qëllim qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve. Disa ministri do të angazhohen për zbatimin e vendimit në fjalë. Më 8 maj të këtij viti në Aeroportin e Vlorës zbriti avioni i parë testues, por ende s'kanë përfunduar punimet për t'i hapur rrugë operimit normal të trafikut ajror. 

V E N D I M

PËR

HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të    ligjit nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy