“Jali plot me turistë”/ Meksi: Te “Folie” lejohet muzika deri në 5:00 të mëngjesit! Pjesa e malit kantier ndërtimi

“Jali plot me turistë”/ Meksi: Te “Folie” lejohet muzika deri në 5:00 të mëngjesit! Pjesa e malit kantier ndërtimi

Avokati Redon Meksi foli në edicionin e lajmeve në MCN TV nga plazhi i Jalit, i cili sipas tij është i mbushur me pushues dhe çmimet janë normale. Megjithatë Meksi vë në dukje faktin që plazhi publik nuk zë as 5 për qind, dhe ka një sjellje arbitrare te muzika e natës, ku te Folie Marine lejohet muzika deri në 4:00 apo 5:00 të mëngjesit, ndryshe nga lokalet e tjera. Po ashtu Meksi tha që vazhdon të jetë një kantier ndërtimi, jo i bukur për syrin, krahu i malit nga Folie Marine.

Jam vendosur në kamp me çadra. Plazhi është plot. Nuk shoh të huaj, më shumë janë shqiptarë. Pronarët në brezin e parë kanë ruajtur distancën dhe lejojnë njerëzit të vendosin çadrat e tyre. Në kampe janë 99 për qind të huaj. Çmimet janë qysh kanë qenë në Jalë. Janë shtrenjtuar pak duke llogaritur euron. Më të shtrenjta janë ato të Folie Marine. Shezlonget janë normal 10-15 mijë lekë, baret janë si në Tiranë, përveç Folie. Jala është plot, s’ke shezlonge të lira. Shumica janë të rinj, që bëjnë një lloj aventure, me urban, që bëjnë tip aventure, ose që bëjnë autostop. Janë të rinj dhe grupe të rinjsh. Te të gjitha lokalet mbyllet muzika deri në 11:00, përveç Folie që i lihet deri në 4:00-5:00 të mëngjesit. Kemi sjelljen arbitrare të pushtetit vendor dhe policisë. Problem është plazhi publik që është tejmase i vogël, nuk është as 5 për qind, nga 30 që duhet të ishte. Këtu është hapur mali për të hapur gurët dhe dherat, është kthyer në kantier ndërtimi ana e Folie-s, ana tjetër akoma s’ka nisur, flitet për investitorë strategjikë. S’e di si është me zhurmën, do ta provojë sot në darkë, por në pamje s’është gjë e bukur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy