Ish-kreyministri Berisha akuzoi sot qeverinë se nuk po u vjen në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se negociatat për anëtarësimin e vendit në BE do të hapen pas dy vitesh, kohë kur në pushtet do të jetë PD-ja.
Pjesë nga fjala e Berishës
Rri dhe krihet në Parlament dhe nuk ka dhënë një qindrakë për ta. Vendi nuk ka qeveri. Prova për këtë është fjalimi që mbajti kufoma e pakallur që rri në krye të qeverisë.
Shqiptarët po presin me padurim të lajnë duart me këtë qeveri që është bërë simbol i plehut dhe krimit. Ju keni përgjegjësi të rëndë para shqiptarëve.
Opozita ka bërë gjithçka.
Për negociatat duhen 2 vjet, dmth do t’i hapë PD. Komisioni nuk i hapi për shkakun tuaj. Kërkoheshin kushte të funksionimit të demokracisë. Kishte mendim që edhe të mos kishte asnjë rekomandim. Prevaloi ajo që Merkel u tha shqiptarëve: Do zbatoni reformën, do t’u shohim si do ta bëni.
Ky është fundi. Mbani mend: Qenit kur i vjen ngordhja, shkon bën shurrën në derë të selisë.



