Rusta: SPAK mohon të ketë masë ndaj kryebashkiakut. Kontrollet janë zhvilluar në banesat e familjarëve, tek Veliaj është dorëzuar mandati për celularin e Xoxës (VIDEO)

Rusta: SPAK mohon të ketë masë ndaj kryebashkiakut. Kontrollet janë zhvilluar në banesat e familjarëve, tek Veliaj është dorëzuar mandati për celularin e Xoxës (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta tha gjatë një lidhje me MCN Live se agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në banesat e të afërmve të Veliajt, ndërkohë që tek vetë ai është paraqitur mandati për sekuestrimin e celularit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt.

Rusta tha se sipas burimeve të tij, nuk ka një masë sigurie ndaj Veliajt.

Është raportuar për një vendim për kontrolle banese. Policia nuk ka njoftim dhe po ashtu BKH-ja dhe SPAK-u. MCN TV ka mundur të mësojë për kontrolle banese, por jo në banesën e Veliaj, por tek të afërm të tij. Në raport me Veliaj që ndodhet në Gjermani ka një sekuestro që i përket celularit të bashkëshortes së Veliaj, Ajola Xoxës. Me kërkesë të Dados është sekuestruar telefoni i Xoxës.

Bëhet fjalë për procedim penal për hetim pasuror ndaj të cilit prokurori Olsi Dado ka në hetim vëllain e Veliajt, vetëm Veliajn dhe familjen dhe të afërm. Në banesën e Veliaj nuk ka kontroll fizik, por janë paraqitur agjentët duke trokitur duke trokitur në derë dhe duke dorëzuar mandatin për të sekuestruar celularin e Ajola Xoxës që është dorëzuar tashmë.

A do të ketë masa të tjera sigurie, kërkesës së MCN TV për sa i përket një mase siç është ajo bllokimit të pasaportës siç ka qarkulluar prej disa muajsh apo një mase detyrim paraqitje, pezullimit të ushtrimit të detyrës, apo arrest ndaj kryebashkiakut, këto mohohen. Nuk ka një masë të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy