Bianka Çopja, anëtare e Këshillit Bashkiak në Elbasan tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se problemi kryesor i zjarrit që vijoi prej disa ditësh në landfill është ai mjedisor dhe i ndotjes së ajrit që shkarkon.
Çopja thotë se përveç një ndjese publike nuk është bërë asnjë raport për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur dhe për masat që duhet të ndërmerren.
Problem kryesor është problem mjedisor dhe i ajrit të ndotur dhe i grimcave të dëmshme që janë krijuar në ajër. Sipas janë grimcva të rënda, që kur futen në organizëm shkaktojnë sëmundje. Por problematikat shihen pak më vonë.
Në dijeninë time nuk ka filluar asnjë matje e ajrit. Përveç një ndjesë publike dje nga kryebashkiaku i Elbasanit nuk ka asnjë raport apo të jenë ndërmarrë masa për të dhënë informacion se çfarë ka ndodhur dhe çfarë masash duhet të merren që të minimizohen këto dëme.
Kemi arritur në një pikë ku njerëzit janë të frikësuar për të folur dhe për të kërkuar të drejtat e tyre themelore.



