Pesëmbëdhjetë persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, në veri të Rafah, në Rripin e Gazës.
"Ne u bombarduam sonte, shtëpia ishte plot me njerëz", tha Harb Nofal, një banor i shtëpisë së synuar, duke shtuar se ka katër gra në mesin e të vrarëve dhe fëmijë të pafajshëm në mesin e të vrarëve.
Ndërkohë nga ana tjetër autoritetet në Izrael bëjnë me dije se trupat izraelite vazhdojnë të luftojnë Hamasin në zonën Khan Yunis, në Gazën jugore dhe në Maghazi, në qendër të Rripit të Gazës.



