Japonia, rënie demografike të paprecedentë në vitin 2023

Japonia, rënie demografike të paprecedentë në vitin 2023

Numri i përgjithshëm i qytetarëve japonezë ra drastikisht gjatë vitit 2023, shifra më e keqe e regjistruar ndonjëherë në vendin aziatik, i cili po përballet me një krizë akute demografike.

Japonia kishte gjithsej 121.56 milionë qytetarë në fund të vitit të kaluar, rënia e 15-të radhazi vjetore dhe rënia më e madhe e regjistruar në vend që nga viti 1968, kur filluan regjistrimet kombëtare.

Drupal Ad

Më 1 janar të këtij viti, popullsia e përgjithshme e vendit, përfshirë banorët e huaj, arriti në 124.885 milionë njerëz, 532.000 më pak nga viti në vit, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve.

Numri i banorëve të huaj u rrit në të 47 prefekturat e vendit dhe për herë të parë kaloi shifrën e tre milionëve.

Vetëm Tokio regjistroi një rritje të lehtë të popullsisë japoneze, e barabartë me 0.03 për qind në vit, për shkak të imigrimit nga zona të tjera të vendit.

Lindjet në vitin 2023 ishin 730 mijë, shifër kjo që paraqet një rekord absolut negativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy