“Irani”, Macron: Nevojë për rikthim në diplomaci, do flas me Trump në Samitin e NATO-s

“Irani”, Macron: Nevojë për rikthim në diplomaci, do flas me Trump në Samitin e NATO-s

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për një rikthim në diplomaci për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti një “spirale kaosi” pasi Irani shënjestroi një bazë ushtarake amerikane në Katar të hënën.

“Rreziku i pasurimit të paligjshëm bërthamor nga Irani është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë negociatat”, tha Macron nga Norvegjia, ku ndodhet sot për vizitë, duke shtuar se do të flasë me homologun e tij amerikan Donald Trump në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë.

Më parë, Franca kishte mirëpritur njoftimin e Donald Trump për një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, ndërsa i bëri thirrje qeverisë iraniane të fillojë menjëherë negociatat për të arritur një marrëveshje që do të qetësonte të gjitha frikërat në lidhje me programet e saj bërthamore dhe balistike.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme Franceze i bëri thirrje Izraelit dhe Iranit të respektojnë armëpushimin, duke theksuar se është në interesin e të gjithëve të shmanget një cikël i ri dhune, pasojat e të cilit do të ishin katastrofike për të gjithë rajonin. 

Pala franceze thekson se vetëm rruga diplomatike mund të çojë në një zgjidhje të përhershme të problemeve të krijuara nga programi bërthamor i Teheranit, ndërsa thekson se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me një bombë bërthamore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy